Vajzat puthen me njëra-tjetrën në Prishtinë për Shën Valentin

Dy çifte vajzash janë parë sot të puthen në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë me rastin e Shën Valentinit.

“Në këtë ditë të ashtuquajtur “Dita e të Dashuruarve”, kjo shoqëri ende refuzon dhe pengon dashurinë e të njëjtës gjini ‘për arsye morale’. Le të mbizotërojë dashuria”, kanë shkruar në FB grupi i vajzave ‘Haveit’.

“Haveit” është grup i katër vajzave, të cilat shkojnë përtej kënaqësive momentale, përtej rregullave moraliste dhe refuzojnë të pajtohen me rregullat e shoqërisë.

“Ne nuk do të bëjmë asgjë më shumë veçse t’i tregojmë tregimet tona e tuaja!” shprehen ato./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button