Assange merret në pyetje nën akuzat për përdhunim

Themeluesi i ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, do të merret sot në pyetje në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, në lidhje me akuzat për përudhunim, të ngritura në Suedi.

Prokurorë nga Suedia dhe nga Ekuadori, së bashku me një inspektor të policisë suedeze, do të bisedojnë me Assange, transmeton REL.

Assange, shtetas australian, ka refuzuar të udhëtojë në Suedi për t’u marrë në pyetje, nga frika se do të ekstradohet në SHBA, ku kërkohet për publikimin e mijëra dokumenteve sekrete në ueb-faqen WikiLeaks.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër qysh më 2012.

Ai thotë se akuzat për përdhunim, që datojnë nga viti 2010, janë të motivuara politikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button