E lind vajzën me pranga në duar, e quan ‘Lirie’

E prangosur në sallën e lindjes dhe e dërguar në burg vetëm pak momente pas sjelljes në jetë të vajzës së saj me operacion.

Gruaja e quajti të bijën Horreya, kuptimi i emrit të së cilës është liri. Aktualisht po bëjnë xhiron e botës fotografitë që tregojnë 19 vjeçaren Dahab Abdel Hamid, me pranga në duar në krevatin e spitalit në Kajro, në Egjipt.

Vajza u arrestua gjatë një manifestimi pro-Morsi, por pavarësisht gjendjes së saj ajo u mbajt në burg. Dahab nuk ka dalë asnjëherë në proces gjyqësor dhe për rrjedhojë nuk po vuan asnjë dënim.

Gjithsesi nuk dihet ende se sa kohë do të vijojë të qëndrojë pas hekurave. Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Dahab shfaqet me njërën dorë të prangosur dhe në njërën dorë me gjilpëra.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button