Salihasi fitues i turneut “13 Nëntori” organizuar nga KM Tefejuz

Me sukses dhe një organizim në nivel të lartë ka përfunduar sot turneu i mundjes, i pesti me radhë “13 nëntori”, që është në organizim të Klubit të mundjes Tefejuz nga Shkupi. Organizimi i këtij turne për dallim nga vitet e kaluara, u zhvillua në palestrën “Enver Idrizi”, ku pjesëmarrës ishin më shumë se 100 garues me 9 klube që vinin nga shtet si Maqedonia (nikoqire), Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria. Më i miri i turneut u shpall mundësi i KM Tefejuz Aid Salihasi, tekniku më i mirë ishte Besim Ameti, mundës më i mirë nga vendi ishte Elmedin Sejfullahu i KM Liria, mundësi më i huaj më i mirë u shpall Ivajllo Mançev nga Bullgaria, ndërsa titullin e më të mirës në kategorinë e vajzave e fitoi mira Venera Asllani nga Kosova.

Fituesit u shpërblyen me medalje dhe trofe, ndërsa mirënjohje u ndanë edhe për disa veteran të këtij sporti që ishin prezent për ta përkrahur këtë ngjarje sportive, ku në mesin e tyre ishte edhe kampioni olimpik Shaban Tërstena.

Organizatorët e këtij turneu pretendojnë që këtë traditë duhet vazhduar edhe viteve tjera, duke dashur që të rikthejnë sportin e mundjes në nivelin e duhur. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button