Bardhi, talenti që pritet të jetë motori i reprezentacionit të Maqedonisë (FOTO)

Reprezentacioni i Maqedonisë, mbrëmë ka luajtur ndeshje kualifikuese për KB “Rusi 2018”, e fundit për këtë vit, duke pësuar disfatën e katërt po nga kaq ndeshje, ku kësaj radhe nuk i bëri ballë “Furisë së kuqe” të Spanjës, duke humbur ndeshjen me rezultat 4:0.

Në këtë ndeshje padyshim se figurë qendrore dhe paraqitje të mrekullueshme kishte mesfushori i talentuar nga Shkupi, që luan në kampionatin më të fortë të Hungarisë, me ekipin e Ujpest, Enis Bardhi. Talenti 21 vjeçar, në një intervistë për PORTALB, ka folur për emocionet nga ndeshja kundër Spanjës, si dhe për të ardhmen e tij te Ujpesti.

Enis Bardhi në duel ndaj Spanjës
Enis Bardhi në duel ndaj Spanjës

PORTALB: Enis na thuaj përshtypjen për ndeshjen ndaj Spanjës dhe sa je i kënaqur me paraqitjen tënde në këtë përballje ku e fillove që nga minuta e parë?

Enis BARDHI: Ishte vërtet një ndeshje shumë e vështirë, pasi që e dimë se Spanja ka futbollist me klasë botërorë edhe që nuk të japin shumë mundësi të luajsh. Por mendoj se të gjithë lojtarët tentuan që të japin maksimumin, por pranuan një autogol në pjesën e parë që ndoshta edhe ky ishte momenti që e prishi konceptin e rrjedhës së lojës së mëtejshme. Tentuam të kthehemi, kur kishit disa raste që qind për qindta, por nuk i shfrytëzuam, e që doli të dënohemi nga spanjollët, duke na shënuar dhe gola të tjerë. Por besoj se duhet koncetrim më i madh që të vazhdojmë më tutje edhe që të jemi edhe më të mirë në ndeshjet e ardhshme.

Enis Bardhi

PORTALB: Kishit një rast shumë të mirë, kur sprovuat portierin e Spanjës De Gea, i cili mezi arriti që të largojë gjuajtjen tuaj të fortë nga më shumë se 30 metra?

Enis BARDHI: Ne gjithmonë tentojmë të japim më të mirën në secilën ndeshje. Si paraqitje e imja e parë në këtë cikël të kualifikimeve me ekipin seniorëve, mendoj se ishte shumë e mirë, gjithmonë tentoj që të jap maksimumin në çdo lojë, por nuk do të fsheh se kisha edhe pak emocione se po luaja kundër Spanjës, pasi që dihet se Spanja është një reprezentacion shumë i madh, por besoj se në përgjithësi ishte mjaft mirë.

PORTALB: Këtu përfundon cikli i kualifikimeve për vitin 2016, por do të ktheheni në mars të vitit të ardhshëm, kur do të luani ndaj Lihteshtajni, njëjtë reprezentacion që nuk ka asnjë pikë në këtë cikël. Çka mundë të presim në ndeshjet e ardhshme?

Enis BARDHI: Besoj se pas kësaj disfate që pësuam nga Spanja, do të udhëtojmë të luajmë kundër Lihteshtajnit më lirë, pasi ne jemi favoritë në atë ndeshje, edhe pse secila ndeshje ka rëndësinë e saj, por mendoj se atje do të marrim rezultat pozitiv, për të marrë dhe tri pikët e para në grup.

Enis Bardhi

PORTALB: Gjatë gjithë kohës sa keni qëndruar me ekipin, kemi parë që edhe pse keni ardhur nga reprezentacioni U21, jeni pritur mjaft mirë nga ekipi, sa kjo ju ka ndihmuar të keni më shumë besim për të luajtur më mirë dhe pa ngarkesë?

Enis BARDHI: Fillimisht dua të falënderoj seleksionuesin Igor Angellovski, i cili më besoi në mua dhe më dha mundësinë që kundër Spanjës të jem shartues në këtë përballje, por do të falënderoj edhe të gjithë të tjerët që na bënë një pritje në Spanjë, pasi që ishte një atmosferë shumë e bukur dhe besoj se çdo futbollist do të dëshironte ta shijonte.

Enis Bardhi

PORTALB: jeni në fund të gjysmë sezonit me ekipin e Ujpestit në Hungari, na thuaj se çka pritni deri në fund të sezonit dhe a pritet ndonjë lëvizje për në kampionat tjetër?

Enis BARDHI: Për momentin gjithçka është duke shkuar mirë, atje është një atmosferë shumë pozitive dhe të them të drejtën është një vend që shumë më pëlqen. Sa i përket lëvizjeve nuk kam çka të them, duhet të presim deri në muajin janar. Kemi edhe ne pak krizë me rezultate por shpresoj se në të ardhmen do të fillojmë me fitore dhe do të kthehemi aty ku e kemi vendin. /PORTALB.mk/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button