Orav më në fund foli për çështjen e emrit në Maqedoni

Çështja e emrit është një histori shumë e gjatë dhe bota do bëhet më e bukur pas zgjidhjes së këtij kontesti, deklaroi në intervistë për Radio Evropa e Lirë euroambasadori në Shkup Aivo Orav. 

“Ajo që thashë se nuk ka bashkëbisedues nga ana tjetër, mund vetëm të ju inkurajoj që ta gjeni atë në anën tjetër dhe nëse dikush deklaron se nuk mund të bëhet asgjë, mendoj se është thjeshtë joproduktive”, deklaroi Orav.

Shumë diplomat evropian këtë javë me një fjalor të ashpër i kanë porositur Maqedonisë që pa zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedonia nuk mund të fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Ky fakt tregon se e gjithë struktura e partisë VMRO-DPMNE do të jetë e ekspozuar ndaj presionit të fortë si ndaj atij ndërkombëtar ashtu edhe atij të brendshëm”, deklaroi profesori universitar Denko Malevski.

Raportuesi për Maqedoninë i cili po qëndron në Shkup Riçard Hovit vizitën e ministrit grek për punë të jashtme Evangelos Venizelos e sheh si një shans të madh që të arrihet përparim për çështjen e emrit.

Sipas Profesorit Manevski jkjo vizitë është një vizitë rutinë, sepse të gjithë janë të ngrirë në situatat e tyre dhe nuk mund të pritet ndonjë përparim i rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button