Goditet nga rrufeja avioni i linjës Tiranë – Mynih

Një avion i nisur mbrëmjen e së shtunës nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit. Siҫ mësohet nga mediat, avioni është nisur rreth orës 18:20 nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit dhe gjatë udhëtimit është goditur nga rrufeja në fluturim. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar foto për Ora News, rrufeja e ka goditur mjetin fluturues në pjesën e motorit.

Përballë kësaj situate, avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Avioni është goditur në pjesën e përparme të tij, siҫ duket edhe në foto. Sipas dëshmitarëve, pasagjerët janë transportuar me avion tjetër nga Lubjana me destinacion Munihun e Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button