Humbi luftën me kancerin, letra prekëse e 17-vjeçares

17-vjeçarja nga Fieri, Aleksandra Zaranjaku nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen e rëndë që e kishte prekur prej 3 vjetësh.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, vajza kishte filluar të mendonte për vdekjen, por duke u shqetësuar më tepër për vuajtjet që do t’i shkaktonte humbja e saj familjarëve dhe miqve të dashur.

Për këtë arsye Aleksandra kishte shkruar një letër për prindërit, vëllezërit, të dashurin, të cilën deshi ta bënte publike shoqja e saj, duke e dërguar në redaksinë e Shqiptarja.com.

“Mami babi ju dua buzëqeshni pak, bëjeni për mua jam pranë jush. Ba, ti më mësove të sillem mirë me të gjithë më mësove të luftoja. Luftova po kaq ishte e shkruar. Do ju dua mos qani”- shkruan ndër të tjera Aleksandra, e cila u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në Athinë.

LETRA E PLOTE

Se besoj që e kam kaq të shkurtër jetën dhe se di sa do mund të jetoj, po shkruaj këtë letër për familjen dhe disa persona të veçantë kur ta shihni ju lutem mos qani, ky ishte fati im. Mami, babi ju dua shumë mos u mërzisni kështu ishte e shkruar nuk kemi çfarë të bëjmë, doja t’iu kërkoj ndjesë që po iki kaq e re. Ju dua ju mblidhni forcat ndoshta s’jam me ju po jam në zemrën tuaj.

Vëllezërit e mi të dashur Neri, Enea, yjet e motrës mos u mërzisni do jem pranë jush dhe pse nuk jetoi më, ju kërkoj ndjesë qe po iki kaq shpejt po do jem në zemrën tuaj. Elis ti je dashuria e jetesës time më fal qe nuk jam me ty, të lash vetëm por do jem me ty çdo çast minutë, sekondë të premtova do të doja deri në vdekje ja te desha më ke bërë pik në zemër. Kujtim ti je njeriu që pata pranë çdo çast je vëllai im ishe ti që më ndihmove të ec para kur të bija të ngrija kokën dhe thosha s’kam gjë, jam mire po dhe tani jam mirë. Më fal që po ik, po kështu ishte e shkrua.

Këtë letër ja dedikoj dhe shumë njerëz të tjerë që s’po i përmend të gjithë, jeni në zemrën time sepse keni bërë shumë për mua. Më ndihmuat të hedh çdo hap, pa u lënduar. Mami, babi ju dua buzëqeshni pak bëjeni për mua jam pranë jush. Ba ti më mësove të sillem mirë me të gjithë, më mësove të luftoja. Luftova po kaq ishte e shkruar, do ju dua mos qani. Vajza juaj Aleksandra Zaranjaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button