Tajlanda përze muslimanët

Zyrtarët tajlandez kanë njoftuar se mes muajve shtatorë dhe nëntor të vitit të kaluar, kanë kthyer mbrapa 1300 musliman rohingya edhe krahas paralajmërimeve nga Organizata  e të drejtave të njeriut.

Zyrtari i lartë i policisë Parnu Kerdlarpon deklaroi se muslimanët rohingya që kishin ikur nga dhuna në Mianmar për të kërkuar strehim në Tajlandë së pari janë mbajtur në qendrat për paraburgim dhe më pas janë depërtuar nga vendi.

Lajmi për depërtimin e muslimanëve rohingya u botua në edicionin e sotëm të gazetës ditore Bangkok Post në gjuhën angleze.

Parnu ka njoftuar se tetë persona kanë vdekur për shkak të pasojave të sëmundjeve të ndryshme, ndërsa disa të tjerë kanë ikur dhe janë strehuar në kampet e refugjatëve në Bangladesh. “Procedura për depërtim është kryer në baza vullnetare. Muslimanët rohigya vetë kanë vendosur për t’u kthyer në Mianmar sepse nuk shohin asnjë të ardhme në Tajlandë”, njofton trt.

Muslimanët rohingya të cilët autoritete e Mianmarit i konsiderojnë si refugjatë nga India, sipas ligjit të vitit 1982 kanë humbur të drejtën e shtetësisë.

Në sulmet e vitit të kaluar të kryera nga grupet budiste në këtë krahinë,  jetën e kanë humbur afër 200 muslimanë./ Breziiri

Lajme të ngjashme

Back to top button