Haradinaj: Aleanca, alternativa e vetme për të ndryshuar gjendjen në vend

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka bërë të ditur se mbrëmë ka qëndruar në fshatin Sllup ku edhe ka takuar shumë banorë të këtij fshati.

“Një fshat i vogel, por me emer të madh, të cilët sakrifikun dhe i dhanë shumë luftës për liri.Në frymen e një takimi miqësor e bashkëbisedues, me një mikëpritje të jashtëzakonshme, e pjesmarrjen masive të banorëve të Sllupit, diskutuam temat që janë preukopim i banorëvë të këtij fshati, e për të cilat do ta kenë përkrahjen time të plotë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook derisa ka folur për përshtypjet e tij nga kjo vizitë, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj ka thënë poashtu se AAK është alternativa e vetme për të ndryshuar situatën në Kosovë.

“Sllupi sonte dëshmojë, ashtu si edhe gjithë regjioni i Vokshit, atë që po ndodhë gjithë andej, bashkimin e njerëzve në Aleancë, si alternativa e vetme dhe më e mira për ta ndryshuar gjendjen në vend. Faleminderit Sllup”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button