Anketë, qytetarët më shumë besim kanë në armatë ndërsa më pak te politka

Qytetarët besim më të madh kanë në Armatën, bashkësitë fetare dhe presidentin e shtetit, ndërsa më pak në gjyqësi dhe në partitë. Nga politikanët besim më të madh ka kryeministri dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, tregon anketa që e zbatoi Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave gjatë shkurtit.

Sipas rezultateve të anketës, 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se besojnë në Armatën, 60 për qind në bashkësitë fetare, 54 për qind në presidentin e Republikës së Maqedonisë, 49 për qind në polici dhe 43 për qind në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Vetëm 24 për qind besojnë në partitë politike, 32 për qind në gjyqësi, ndërsa 40 për qind në BE dhe në media. Nga liderët politik nga blloku shqiptar besim më të madh ka ryetari i BDI-së Ali Ahmeti me 12 për qind, Menduh Thaçi me 9 për qind. Nga blloku maqedonas ka kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për të cilin janë shprehur 42 për qind e të anketuarve, ndërsa pas tij vijojnë Liljana Popovska dhe Stevço Jakimovski me 23 për qind edhe Andrej Zhernovski me 19 për qind, për liderin e partisë më të madhe opozitare Zoran Zaev janë shprehur 14 për qind e të anketuarve dhe Lupço Zikov me 7 për qind.

Hulumtimi është zbatuar përmes anketës telefonike ndaj shembullit reprezentues prej 1.584 të anketuar në periudhën prej 8 deri më 13 shkurt. Hulumtimi është në suaza të projektit të përkrahur nga BE-ja “Partneritet për të drejtë qeveritare të hapur të dish në EJL.

Lajme të ngjashme

Back to top button