Shënohet dita botërore e Diabetit edhe në Maqedoni

Shoqata për mbrojtje dhe edukim të diabetikëve me rastin e “Ditës Botërore të Diabetit” bëri thirrje që të ngrihet vetëdija për diabetin, si dhe të merren masa për parandalimin e kësaj sëmundje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shoqatë njoftonë se numri i të rriturve me diabet në Maqedoni arrin rreth 185 mijë (12% nga e gjithë popullsia).
Sipas vlerësimeve të fundit të Federatës Ndërkombëtare për Diabet, thuhet se rreth 8.8% nga të rriturit kanë Diabetin, nga të cilët 95% bien në Diabetin e tipit 2.

Numri i të sëmurëve me Diabet rritet në mënyrë dramatike nga viti në vit, dhe mendohet se në vitin 2040 numri i të sëmurëve me Diabet do të jetë 642 milionë, në krahasim me 415 milionë sa është tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button