Kush janë Reporterët pa kufi që e vlerësuan Maqedoninë?

Një nga organizatat më të mëdha në botë për mbrojte të lirisë së shprehjes, “Reporterët pa kufi” (Reporters Sans Frontières) publikoi raportin për gjendjen e mediave në botë duke përfshi Maqedoninë. Kjo e fundit ka rënie katastrofale në vlerësim, gjendet në vendin e 123 nga 180 vende të botës

Maqedonia është në rënie të lirë që nga viti 2009 ku me shtetin udhëheq koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI. Që atëherë ka shënuar rënie prej 89 vendeve.

Kush janë “Reporterët pa kufi”?

E krijuar në vitin 1985 nga katër gazetarë francez dhe e regjistruar si organizatë jo-profitabile që mbron lirinë e shprehjes së nga viti 1995 në Montpellier të Francës, kjo organizatë shumë shpejtë mori në dimension internacional. Organizata udhëhiqet nga Christophe Deloire dhe ka ekipin e hulumtuesve në 180 vende të botës. Në të punojnë persona të specializuar për çështjet e Cezurës në Internet dhe Mediat e reja ndërsa pjesa tjetër e ekipës është e fokusuar për tu ndihmuar gazetarëve në vendet e rrezikshme të botës. 

Reporterët pa kufi janë organizatë me renome botërore ndërsa indeksi i lirisë së mediave që ata për çdo vit e botojnë, pranohet si dokument i besueshëm dhe i pakontestueshëm sa i përket gjendjes së lirisë së mediave në vendet e cekura.

Kjo organizatë tejet e rëndësishme mban pozitën e konsultuesit në organizatat botërore: Kombet e Bashkuara dhe UNESCO.

Misioni i tyre:
Monitorimi i vazhdueshëm ndaj sulmeve që i bëhen lirisë së shtypit dhe denoncimi i tyre nëpër tërë botën është misioni kyç i kësaj organizate. Reporterë ta kufi gjithashtu luftojnë cezurën dhe ligjet të cilat e kufizojnë lirinë e mediave. 

Financiarisht dhe moralisht u ndihmojnë gazetarëve të përndjekur dhe familjet e tyre si dhe u ndihmojnë me ndihma materiale korrespodentëve nga zonat e luftës.

“Liria e mediave është postulati i çdo demokracie. Nëse padrejtësitë denoncohen nëpër media, ka ndodhur që ata të ndalojnë” është një ndër filozofitë e kësaj organizate.

Të dhëna kyçe:

Korrespodentë në 150 vendeRreth 1000 komunikata për shtyp në nivel vjetor për shkeljet në lirinë e informimit

Reporterët pa kufi që nga viti 1992 deri më tani janë shpërblyer mbi dhjetëra herë për kontributin e tyre në sferën e mbrojtës së lirisë së mediave.

Ata janë pikë referente për matjen e lirisë së mediave në 180 vende të botës. 

Në vitin 2013, Reporterët pa kufi fituan çmimin për Liri të shprehjes nga Organizata ndërkombëtare e klubeve të shtypit (IAPC) . Çmimin ua ndau ish presidenti i Polandës, Lech Walesa.

Në vitin 2012, marrin çmimin “Club Internacional de Prensa” , në Madrid.

Në vitin 2009, çmimi i nderit ‘Roland Berger Human Dignity Award’ u jepet Reporterëve pa kufi. 

Reporterët pa kufi do ta vizitojnë Maqedoninë më 26 shkurt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button