Maqedonia nuk arriti të befasojë Spanjën

Reprezentacioni i Maqedonisë ka pësuar dhe disfatën e katër nga po aq ndeshje të zhvilluara në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botërorë “Rusi 2018”. Kësaj radhe përballë kishte reprezentacionin e Spanjës, që ishte favorit absolut në këtë ndeshje, duke pësuar disfatë me rezultat 4:0, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin “Nuevo Los Karmenes”, në Granadë.

Ndeshja edhe pse filloi me dominim të plotë nga Spanja, rastin më të mirë në fillim të ndeshjes e kishte Maqedonia, në minutën e pestë pas kromimit të Spirovskit, Vellovski ishte i vetëm para portierit De Gea, por nuk arriti të shënojë.

Më pas Spanja filloi dominimin ku në minutat e 22 dhe 25 fillimisht Monreal dhe më pas Morata nuk arritën që të zhbllokojnë rezultatin.

Por kur spanjollët nuk arritën të shënojnë gol, këtë e bëri Vellkovski, por duke shënuar në portën e Dimitrievskit. Kjo ndodhi në minutën e 34-të, që më pas minutat në vazhdim loja të jetë më e qetë dhe pa ndryshim të rezultatit.

Në pjesën e dytë gjithçka filloi me ritëm të njejtë, Spanja sulmonte nga të gjitha anët, ndërsa Maqedonia kërkonte të befasojë me kundërsulme.

dsc_0673-copy

Në minutën e 63-të, pas një aksioni të bukur, Vitoloo ishte ai që shënoi për të shtuar epërsinë në 2:0. Pas këtij goli, Maqedonia kaloi në sulme më të shpeshta, kur një gol i Ferhan Hasanit u anulua shkaku i pozitës jashtë loje, ndërsa Enis Bardhi sprovoi De Gean me një super goditje të fortë nga më shumë se 30 metra.

Gjashtë minuta para se të përfundojë koha e rregullt përsëri një aksion i shpejtë që solli golin e shënuan nga Monreal, ndërsa spo filloi loja nga mesi i fushës, vjen dhe goli i katërt për spanjollët, me autor Aduriz.

Pas katër xhirove në Grupin G, kryeson Spanja dhe Italia me nga 10 pikë, Izraeli me 9, Shqipëria ka, pa pikë janë Maqedonia dhe Lihteshtajni. /Portalb.mk/

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button