Si të mbroni sytë nga orët e tepërta përpara kompjuterit

Ndonëse jo me një shifër të saktë, edhe në vendin tonë po rritet çdo ditë e më shumë numri i personave të cilët punën e tyre e kanë të lidhur drejtpërdrejtë me kompjuterin. Nga ana tjetër futja në masë e mjeteve teknologjike si smartphonë apo tabletë, sygjeron se shumë shpejt edhe në vendin tonë problemet me shikimin për shkak të pajisjeve teknologjike do të nisin të shfaqen në masë.

Sipas një studimi të realizuar nga Vision Council, mesatarja e amerikanëve kalon nga 6 deri në 9 orë përpara ekranit të kompjuterit, të tabletave apo dhe smartphone. Një zakon i tillë mund të jetë shkak i shqetesimit të njohur si “Digital eye strain”, (lodhje dixhitale e syrit), nga i cili vuajnë të paktën 70% e amerikanëve të rritur.

Por cilat janë shqetësimet e këtij problemi ?

“Digital eye strain” është një problem shëndetësor në rritje pasi sytë nuk janë krijuar për të parë në një pikë të vetme për orë të tëra, sidomos kur ka presence të dritës me intensitet të lartë. Ekspozimi ndaj kësaj drite mund të shkaktojë tharje, ose skuqje të syve, shikim të turbullt, dhimbje koke, të shpinës apo dhe të shpatullave. Sipas mjekut okulist, njëkohësisht dhe studiuesi i këtij studimi, Clayton Blehm, ekspozimi i vazhdueshëm përpara kompjuterit, sidomos për ata persona që kanë vite në një punë të tillë, mund të shkaktojë shenja në kornesë dhe humbje të pjesshme të shikimit. Ndër të tjera, qëndrimi me orë të tëra përpara ekranit mund të shkaktojë edhe pamundësinë e syve për të prodhuar lot të mjaftueshëm për lubrifikimin e tyre, duke shkaktuar kështu dëme të pa riparueshme.

Si të kuptoni nëse sytë tuaj vuajnë nga “stresi elektronik”?

Bëhet fjalë për simptoma të qarta të cilat mund të manifestohen në çdo moment kur sytë i nënshtrohen një pune të ngarkuar. Nëse sytë tuaj janë të skuqur, apo të irrituar, nëse qafa apo shpatullat kanë nisur t’ju torturojnë me dhimbje konstante, kemi të bëjmë me mbingarkesë pune, të cilën sytë nuk e përballojnë dot,citon KlanTV.

Rregulla “20-20-20” mund të jetë një ilaç i mirë

Për të shplodhur sytë dhe për të evituar komplikacione aspak të këndshme, ndiqni regullin e quajtuar “20-20-20”. Për t’i mundësuar syve një pause, çdo 20 minuta duhet të ndaleni për të parë diçka tjetër që duhet të jetë 20 metra larg dhe ta shihni këtë objekt për 20 sekonda. Ky lloj ushtrimi ndihmon në shtrirjen e nervave optikë dhe në çlirimin e tensionit të akumuluar nga qëndrimi përpara ekranit. Sa i përket personave që mbajnë syze apo lente optike është e këshillueshme që të konsultoheni me okulistin tuaj në mënyrë që të pajiseni me zyze apo lente që janë të posaçme për qëndrimin përpara kompjuterit. Gjithashtu, këto lloj lentesh apo syzesh janë të këshillueshme edhe për ata që nuk mbajnë suze/lente, por që janë të detyruar të qëndrojnë me orë para ekranit

Lajme të ngjashme

Back to top button