Bisedë telefonike Ban-Tramp

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun telefonoi dje në mbrëmje presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Tramp për ta uruar personalisht për fitoren e zgjedhjeve.

“Sekretari i përgjithshëm përshëndeti thirrjen e presidentit të sapozgjedhur, Trump për unitet pas një fitoreje të vështirë”, thuhet në një deklarate të OKB-së.

“Gjatë telefonatës Ban Ki-mun shprehu besimin se SHBA-ja dhe OKB-ja do të mbajnë lidhjet e tyre tradicionale të forta të bashkëpunimit për të çuar përpara paqen dhe sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në të gjithë botën”, thuhet më tej në deklaratë.

Ban dhe Tramp gjithashtu ranë dakord për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm, transmeton ATSH.

Në muajt gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, Trump ka kritikuar shpesh organizatat ndërkombëtare.

Objektivi i tij kryesor duket të jetë NATO-ja, por ai nuk la pas OKB-në, duke e etiketuar atë një “lojë politike”.

“Ku i keni parë ndonjëherë Kombet e Bashkuara? A kanë zgjidhur ndonjëherë ndonjë gjë? … E kam fjalën për paratë që ne shpenzojmë në Kombet e Bashkuara”, tha Tramp në muajin prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button