Pazari i nëntorit, çfarë duhet të blini

Ngjyra të ngrohta dhe të forta, frutat dhe perimet që mund të gjenden në nëntor, na ndihmojnë për ta bërë më të gëzuar këtë muaj, gjatë të cilit temperaturat ftohen e humori bie. Për të përmirësuar gjendjen duhet të marrim fibra, minerale dhe vitamina, që të parandalojmë sëmundjet e para sezonale, por edhe për të shmangur depresionin tipik të këtij sezoni melankolik.

Një nga blerjet tipike të vjeshtës është lulelakra, e pasur në vitaminë C, vitaminë A dhe B. Rekomandohet për ata që vuajnë nga anemia, sepse është burim i shkëlqyer i hekurit dhe mineraleve të tjera të tilla si kaliumi, acid folik dhe magnezi.Kopra, me shije relativisht të fortë, është ideale për ata që ndjekin një dietë për të humbur peshë. Mund të përdoret edhe si çaj i nxehtë, kështu rregulloni sistemin tretës. Nga shporta e frutave do të veçonim mandarinën, e cila është burim i mirë i vitaminave A dhe C.

Mandarinat janë të shijshme dhe nuk kanë nevojë për ndonjë shoqërues shtesë. Në shportën tuaj të perimeve për këtë muaj duhet të vendosni: patatet e reja, panxharin, qepët, selinon, sallatën jeshile, spinaqin, radhiqet, çikoren, rrepat, bathët, kërpudhat, kungullin e verdhë, lulelakrën dhe brokolin. Nga frutat mos harroni të blini hurmat, dardhat, rrushin, kivit, shegët, gështenjat, mollët, mandarinat dhe portokajtë.

Çokollata që qetëson dhimbjet menstruale

Mund t’ju duket e pabesueshme, por në treg kanë dalë çokollatat që lehtësojnë dhimbjet menstruale. Ëmbëlsira magjike është prodhuar në Zvicër, ku receta përmban 60% kakao dhe 17 bimë malore zvicerane, të cilat së bashku lehtësojnë dhimbjet menstruale. “Frauenmond”, që përkthehet “hëna e grave”, është prodhuar pikërisht për ato gra që gjatë ciklit përjetojnë dhimbje.

Duket se medikamenteve u ka ardhur fundi dhe kjo çokollatë është e ardhmja. Efekti qetësues krijohet nga ndërveprimi i molekulave të çokollatës me 17 bimët. Ndonëse në përmbajtje ka bimë mjekësore, çokollata është e ëmbël dhe tërësisht organike. Hulumtimet nga “North Carolina State University” pohojnë se shtimi i komponimeve fenolike i jep të njëjtën fuqi antioksiduese ( çhelmuese) si çokollata e errët.

Makarona në furrë me brokoli dhe salsiçe

Përbërësit për një tavë mesatare: Rreth 300 gr makarona të vogla, salsiçe të freskët, brokoli të prera në copa të vogla, djathë parmixhan të grirë, salcë beshamel (të përgatitur me gjalpë, miell dhe qumësht), kripë, piper, vaj ulliri.

Përgatitja: Zieni përgjysmë makaronat. Kullojini dhe hidhini në tavën që do përdorni për të pjekur. Shtoni pak vaj ulliri dhe përziejini mirë. Shtoni brokolit dhe salsiçen e copëtuar, djathin e grirë, beshamelin dhe futeni në furrë për rreth 25 minuta.

Fasule me makarona të vogla

Përbërësit: 1 qepë e kuqe, 1 degë selino, 1 karotë, fasule të kuqe, tul domatesh, makarona të vogla, kripë, piper, vaj ulliri, erëza sipas dëshirës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button