Megjithatë, Ivanoviq mbetet në burgun e Prishtinës

Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeljeviq, tha se për shkak të ankesës, Oliver Ivanoviqit ende nuk është transferuar nga burgu Prishtinës për në atë të Mitrovicës.

Gudeljeviq deklaroi se prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur ankesë kundër vendimit për zhvendosjen e Ivanoviqit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konsideron se nuk ka shqetësime rreth sigurisë së të paraburgosurit gjatë qëndrimit të tij në njësinë e paraburgimit në Prishtinë, dhe se nuk i janë shkelur të drejtat e tij. Megjithatë, neni 33 i Ligjit për Ekzekutimin e Dënimeve Penale parashikon, ndër të tjera, që të merret parasysh edhe akomodimi i akuzuarit, i cili duhet të jetë afër vendbanimit të tanishëm ose të përhershëm të familjes së tij”, tha Gudeljeviq, transmeton B92.

Kujtojmë se ish-deputeti i Kosovës, Oliver Ivanoviq u arrestua më 27 për shkak se dyshohet të ketë bërë krime lufte kundër shqiptarëve gjatë viteve 1999 -2000. Atij i është përcaktuar paraburgimi njëmujor.

Ivanoviq është kandidat për kryetar të Mitrovicës veriore.

Lajme të ngjashme

Back to top button