Rusia interesohet për mollat e Prespës

Kryetari i Shoqatës së Pemëtarëve, Ljube Pampulevski vlerëson se shitja e mollave të Prespës këtë vit po shkon mirë, ka shumë të interesuar, dhe çmimi është mjaft i ulët.

Çmimi për blerje është prej 12 deri 14 denarë për kilogram, ku sipas tij ky çmim është i mjaftueshëm vetëm për t’i mbuluar shpenzimet e prodhimit.

“Ky çmim nuk është që t’i kënaq pemëtarët, për shkak se shpenzimet e prodhimit janë të mëdha, shpenzohen rreth 11 denarë për prodhimin e një kilogrami, lëndët djegëse, pesticide, mbrojtja, puna e dorës e tjerë, mendoj se pemëtarët nuk do të mund të vazhdojnë të prodhojnë për një kohë të gjatë për këtë çmim”, deklaroi Pampulevski.

Pemëtarët nga Prespa informojnë se përmes kooperativave bujqësore planifikojnë të marrin pjesë në mënyrë të organizuar në tregjet botërore, me çka do të mund që të shisnin mollat e tyre me çmim më të lartë, dhe thonë se ka të interesuar nga gjithë shtetet veçanërisht nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button