Një punëtor i lënduar në rrugën në ndërtim e sipër Kërçovë-Ohër

Një punëtor 34 vjeçar është lënduar duke riparuar një automjet transportues në rrugën magjistrale në ndërtim Kërçovë-Ohër në afërsi të drejtpërdrejtë të fshatit Podvis.

S.S. i lënduar nga fshati “Malo Dolenci” gjatë përmbysjes së automjetit ka marrë lëndime për çka i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore në Kërçovë, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar për mjekim në Qendrën emergjente në Shkup.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Kërçova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button