Poeti Sadri Jakupi e promovoi përmbledhjen me poezi “Koha është…”

“Koha është…”, ky është titulli i përmbledhjes më të re me poezi, të poetit nga fshati Sillare e Poshtme, Sadri Jakupi, i cili sonte në një atmosferë të ngrohtë e promovoi në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” – Shkup, raporton Portalb.mk.

Para mysafirëve autori, i poezive të gjendjes dhe realitetit të shoqërisë shqiptare, foli shkurt rreth librit, duke lënë që lexuesi të vlerësojë me tepër për punën e tij.

Recensenti i përmbledhjes, Fadil Curri, para të pranishmëve e shtjelloi thelbin e përmbajtjes së poezive, duke theksuar se përmbajtja është e përbërë prej vargjeve të tematikave të ndryshme që e kanë pikëtakim kohën, duke filluar nga durimi, shpresa, gjurmët, humbja kërkimi etj.

Me rastin e promovimit, të diplomuarit e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Emrush Kurtishi, Ismail Rushiti, Hateme Alimi dhe Rabije Dardhishta, recituan vargje të poetit, nën melodinë e tingujve të flautistes, Argjira Çollaku dhe kitaristit, Jetmir Mehmeti.

“Koha është…”, shkruhet si përmbledhja e tretë në biografinë e autorit, pas “Koha e mallkuar” dhe “Dëshmitë e kohës”. /Portalb

Grupi recitues
Grupi recitues

15034435_1217704954966655_653030750_o

15034126_1217704928299991_338235951_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button