Para se të pini ilaç qetësues për dhimbjet provoni këto kura natyrale për nervin shiatik

Nervi shiatik haset më tepër tek të rinjtë që punojnë në profesione që kërkojnë ngritje peshash, të tilla si ndërtim, ngarkim-shkarkim por dhe tek ata që ecin kilometra të gjata në këmbë  apo qëndrojnë në këmbë për një kohë të gjatë, shkruan shendeti.com.al.

Kohët e fundit është vënë re një tendencë në rritje e rasteve te personat që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një pozicion të palëvizur, siç mund të jetë përpara kompjuterit apo makinës qepëse. Preken më tepër meshkujt, megjithatë është rritur dhe numri i femrave, kryesisht tek amvisat që bëjnë punë në ambientet e shtëpisë me ngritje peshash, etj.

Sëmundja shfaqet me dhimbje të forta në fund të kolonës lumbare, të cilat në pjesën më të madhe janë dhimbje të menjëhershme.

Për përmirësimin e dhimbjeve të nervit shiatik mund të përdorni edhe disa mënyra alternative për ët shmangur kështu ilaçet dhe efektet anësore të tyre.

Akupunkturë: është një trajtim alternativ, i cili përfshin futjen e fijeve në pika të caktuara të trupit, me qëllim për të ndihmuar funksionin nervor dhe për të rritur energjinë.

Dobia e kësaj terapie është ndjerë edhe pas trajtimit të parë, por një seancë nuk mund të bëjë mrekulli për këtë dhimbje. Në ditët e sotme, akupunktura është jashtëzakonisht popullore dhe stimulon qarkullimin limfatik.

Pako akulli: në çast mund të lehtësojë dhimbjet e nervit shiatik. Ju mund të përdorni një paketë të thjeshtë të bizele të ngrira, të cilën mund ta mbështillni në një peshqir dhe ta vendosni direkt në zonën ku keni dhimbje. E lini për 20 minuta çdo 3 orë, dhe dhimbja do të lehtësohet plotësisht.

Temperaturat alternative: pakoja e akullit mund të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm, por nuk mund të trajtojë inflamacionin menjëherë, prandaj duhet të aplikoni një paketë të nxehtë menjëherë pas paketës së akullit, ose mund të bëni një dush të nxehtë.

Masazh: Një nga mënyrat më të suksesshme që ka dhënë rezultate në lehtësimin e dhimbjeve është bërja e masazheve me vaj dhe akull. Masazhet duhet të bëhen çdo ditë për 30 minuta çdo seancë.Çdo i sëmurë që vuan nga dhimbjet e nervit shiatik duhet t’i vazhdojë masazhet për 15 ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button