Viktima e katërt e gripit

Gripi e mori edhe viktimën e katërt në Maqedoni, bëhet e ditur nga burime të Klinikës për sëmundje infektive.

Nga klinika kanë lajmëruar se detajet për rastin do të zbulohen në konferencën për shtyp të caktuar për sot. Të dhënat nga Instituti për Shëndet publik thonë se nga fillimi i sezonit 2013/2014, nga gripi janë sëmurë gjithsej 10.934 persona.

Vetëm në javën e fundit, janë sëmurë 3.156 persona.

Kjo është pothuajse 30% më shumë se në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, kur ka pasur 2.434 të sëmurë.

Numri më i madh i të sëmurëve është në Kavadar, ku janë regjistruar 1.973 të sëmurë. 7.096 nga personat e sëmurë janë të moshës 15 deri në 64 vite./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button