#Përgjegjësi është puseta me kapakë

Fakti që për çdo vit në pusetat e hapura bien dhe lëndohen nga dhjetëra fëmijë dhe qytetarë të rritur ose dëmtohen veturat, sikur nuk është shkak i mjaftueshëm që pushteti lokal dhe policia të merren më seriozisht me këtë çështje, shkruan Portalb.mk.

Jo vetëm këmbësorët, por edhe veturat përfundojnë në pusetat e hapura, të cilat janë bërë pamje e përditshme, që mund të shihet në çdo cep të qytetit. Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” vazhdimisht thonë se duke pasur parasysh faktin se kapakët prej metali vidhen, e pastaj shiten si hekur i vjetër, kërkohen edhe zgjidhje të tjera që ato të bëhen nga materiale që nuk do t’u shërbejnë hajdutëve.

Në shumicën e rasteve nuk bëhet fjalë për vjedhje stihike, por për vjedhje të organizuar, që bëhet me furgona, me ç’rast mblidhen kapakët nga e gjithë rruga, dhe pastaj shiten si hekur i vjetër jashtë kufirit.

– Më ka ndodhur që të shikoj anash dhe pasi ta kaloj pusetën e shoh se për disa centimetra nuk kam rënë në të. E për në mbrëmje as që dua të mendoj. Nuk e di se a janë kapakët aq të shtrenjtë apo autoritetet kanë punë më të mençur se sa të merren me pusetat, thotë një banore e revoltuar e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button