Dibër, sëmundja e diabetit merr përmasa shqetësuese

Dibër, sëmundja e diabetit merr përmasa shqetësuese

Sëmundja e diabetit bëhet gjithnjë e më shqetësuese për dibranët. Në spitalin e Dibrës evidentohen një numë ri madh i pacientëve të prekur nga diabeti.

Karakteristikë e veçantë e rajonit të Dibrës, Qendrës Zhupë dhe Mavrovë-Rostush është se numri i pacientëve që kanë sëmundjen e diabetit është  tre herë më i madh sesa në rajonet e tjera.

Sipas mjekëve të spitalit, kjo është pasojë e mungesës së kontrolleve të rregullta shëndetësore, ose vonesa në trajtimin e  sëmundjes së diabetit.

Në spitalin e përgjithshëm e Dibrës , në Qendrën kuruese për diabet theksojnë se kjo sëmundje ka marrë përmasa të mëdha sidomos gjatë vitit që lamë pas ,në 2013.

“Numri i personave të sëmurë nga diabeti deri më tani ka arritur në 400 persona të cilët e kanë të patjetërsueshme të pranojnë edhe terapinë , insulinat për  sëmundjen e sheqerit që të mos vjen deri te komplikimi në organizmin e njeriut, deklaron përgjegjësi i Qendrës për kurimin e kësaj sëmundje, Axhija Kurtovski. 

Ai më tej shton se përveç insulinës ka edhe pacientë që pranojnë edhe tableta kundër kësaj sëmundje ku numri arrin deri në 1500 persona.

Në këtë qendër si dhe në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës deri më tani janë ndërmarrë aktivitete preventive që të rritet vetëdija e popullatës për zbulimin e hershëm të diabetit, thekson mjeku Kurtovski. Grup moshat e kësaj sëmundje janë të ndryshme por meqë është sëmundje prezentë në mbarë botën, mund të thuhet se është përhapur prej te  mosha  e vogël deri në moshën e tretë, thekson mjeku Kurtovski.

Në saj të neglizhencës nga ana  e pacientëve shpesh herë në këtë qendër janë mbajtur ligjërata të shumta , kontakte individuale me pacientët rreth mënyrës së të ushqyerit, aktiviteti fizik etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button