“Zgjedhjet në Maqedoni nuk do të jenë kredibile”

Ekspertët shprehen skeptik se zgjedhjet e 11 dhjetorit mund të jenë kredibile, duke u bazuar në faktin se aktorët që organizojnë zgjedhjet janë të njëjtë, raporton Portalb.

“Krijimi i frikës, presioneve,… blerja e votave- është krijuar njëfar “legjende urbane”. Ende s’kemi argumente, për ta vërtetuar atë që gjithë e përmendin”, potencoi Marija Ristevska nga CPRM.

Dragan Malinovski, ekspert juridik, thotë se problemi është pikërisht këtu- pse nuk janë vërtetuar “legjendat urbane”. Për këtë arsye nuk do të kemi zgjedhje normale, thotë ai.

“Nuk mund të presim zgjedhje kredibile, kur kemi institucione jo kredibile. Shume vite flasim se kemi problem me kredibilitetin e institucioneve. Edhe në Raportin e Progresit theksohet se Maqedonia është e robëruar. Institucionet janë në funksion të partive në pushtet. Fatkeqësisht populli po e pranon këtë fenomen. Ai që fiton fiton gjithçka, ai që humb, humb gjithçka. Nuk jam optimist”, nënvizoi Malinovski.

“Derisa ne debatojmë bartësit e institucioneve janë në terren dhe jo në shërbim të qytetarëve. Përgjegjësi nuk ka. Kemi lëndë edhe në PSP për manipulimin e zgjedhjeve. Nga Prokuroria Publike as që presim të ngre procedurë. Duhet të bëjmë presion më tepër, kundër korrupsioni në zgjedhje”, vlerëson Malinka Ristevska Jordanova, nga Instituti për Politikë Europiane.

Xhevdet Hajredini, ish ministër i Financave kujton se aq sa është kontribuar në luftën kundër korrupsionit, aq edhe është zgjeruar korrupsioni, në forma të ndryshme. Partitë e njëjta i kemi dhe mos pritni se do t’i ndërrojnë mekanizmat, porositë ai.

Ekspertët debatuan sot në panelin e organizuar nga OJQ Civil me temë “Sfidat për procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button