Pensionistët në autobus falas edhe të dielën

Pensionistët në Shkup do të fitojnë edhe një ditë falas për të shfrytëzuar transportin publik. Ndër materialet për mbledhjen e ardhshme të këshillit të qytetit të Shkupit gjendet propozimi që pos të martes, premtes dhe të shtunës, pensionistët të voziten me autobusë falas edhe të dielën.

Siç është e njohur deri tani, transporti falas vlen për burrat mbi 64 vjet dhe gratë mbi 62 vjet, ndërsa e drejta vërtetohet duke treguar letër njoftimin shoferit apo kontrollorit në autobus.

Për realizimin e projektit transport publik falas për vitin 2014 Qyteti i Shkupit ka ndarë 50 milion denarë.

‘Mjetet për këtë dedikim nga buxheti i Qytetit të Shkupit ia janë dhënë Ndërmarrjes Transportuese të Qytetit. Me transportin e kësaj kategorie zvogëlohen harxhimet ditore te pensionistëve’ njoftojnë nga sektori për marrdhënie me opinion i Qytetit të Shkupit.

Kostoja prej 50 milion denarësh do ti jepet NTQ-së nga moment kur këshilltarët e Qytetit të Shkupit do të miratojnë vendimin. Nga qyteti thonë se subvencionet e parapara do të ndihmojnë ndërmarrjen në mënyrë financiare për të mbuluar harxhimet.

Ky projekt realizohet që nga viti 2010.

Qyteti i Shkupit gjithashtu ka siguruar transport publik falas për më se 2 mijë persona me invaliditet, ndërsa ka refuzuar kërkesen e studentëve për tu siguruar transport falas./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button