Një komandant i SHI-së është vrarë gjatë sulmeve ajrore në Irak

Aeroplanë të koalicionit multinacional kanë realizuar sulme ndaj caqeve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, me ç’rast është likuiduar njëri nga komandantët e grupit terrorist.

Mahmud Shukri al Naimi, një nga komandantët e SHI-së, është vrarë të martën në sulmet ajrore në perëndim të Mosulit, njoftoi sot televizioni arab Al Majdin.

Në Bagdad sot jetën e kanë humbur shtatë persona, ndërsa 17 janë lënduar në tre shpërthime.Dy sulme janë realizuar me bomba artizanale, ndërsa i treti me automobil-bombë. Supozohet se sulmet janë të SHI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button