S’ka libra për klasën e nëntë

Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), Nuhi Dardhishta brengoset për faktin që tani në shtator do të startojë për të parën herë klasa e nëntë, kurse libra për këtë gjenerate nuk ka.

Ai shton se librat për klasën e nëntë nuk kanë filluar të botohen, dhe brengoset se nga cilat materiale do të mësojnë nxënësit.

“Është brengosës fakti që nxënësit e shkollës fillore tani më nëntëvjeçare do të hynë në klasën e nëntë në shtatorë, kurse për ata nuk janë botuar libra dhe më një fjalë nuk e di se nga do të mësojnë”, tha për Portalb Dardhishta.

Ai shtoi se për botimin e tyre as nuk është shpallur konkurs për autorët.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), zëdhënësi Goran Galevski bën të ditur se nxënësit do të mësojnë me librat e vjetër me të cilat kanë mësuar nxënësit e klasës së tetë.

“Klasa e nëntë me atë të tetën që ishte më parë janë identike dhe nxënësit do të mësojnë me  të njëjtat libra. Deri më tani nuk ka ndryshim të programit mësimore, në të ardhmen do ta shohim”, tha Galevski.

Dardhishta theksoi se gabimet e shumta në përmbajtjen e teksteve shkollore si dhe mungesa e tyre mund të zgjidhet vetëm me marrëveshjes që mund të lidhet mes MASH të Maqedonisë dhe MASH të Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Back to top button