Moti sot në Maqedoni

Moti paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa në pjesët perëndimore erë e përforcuar jugperëndimore. Pasdite do të ketë rritje të vranësirave, duke filluar nga pjesët perëndimore ku edhe do të ketë të reshura të përkohshme të shiut, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës. Në pjesët më të larta malore të reshurat do të jenë të dëborës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri pesë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 11 deri 18 gradë Celsius.

Në Shkup paradite moti me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, ndërsa pasdite do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës me të reshura të përkohshme të shiut. Do të fryejë erë e dobët  deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në tre gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 14 gradë Celsius.

Të shtunën të reshurat e shiut do të vazhdojnë dhe lokalisht pritet të bien mbi 20l/m2. Në pjesët malore  më të larta të reshurat do të jenë të dëborës.

Nga e diela vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button