Sa shqiptarë ka kabineti i Ivanovit?

Nuk dihet saktë se sa është numri i shqiptarëve të punësuar në kabinetin e shefit të shtetit Gjorge Ivanov.

Igor Karovski, udhëheqës në sektorin për marrëdhënie me opinion në kabinetin e kreut të shtetit, në mënyrë elektronike u përgjigj në këtë temë, duke mos precizuar me shifra.

‘Kabineti i Kryetarit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetari Ivanov mbajnë përgjegjësi për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashksive etnike në institucionit tonë, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët. Ata janë të vendosur në pozita si këshilltarë në Kabinet, anëtarë të Komisioneve të përhershme, anëtarë të Këshillit për siguri, e deri tek punët administrative. Do të donim të potencojmë se kriteret në Kabinetin e Presidentit të Maqedonisë, parasegjithash parashohin punësim të personave profesionist, të aftë, kompetent, me moral dhe me mundësi për të kryer funksione dhe punë të besueshme’ tha udhëheqësi i sektorit për marrëdhënie me opinion në kabinetin e kreut të shtetit, Igor Karovski.

Sipas asaj që qëndron në ueb faqen e kryetarit të shtetit, nga gjashtë këshilltarë, dy janë shqiptarë, edhe atë Ahmed Qazimi, këshilltarë shtetërore për çështje ekonomike dhe Luljeta Qyfliu këshilltare për marrëdhënie ndër-etnike.

Problemi tjetër që evidentohet në ueb faqen e kryetarit të shtetit është mos njohja e gjuhës shqipe si zyrtare. 

Në faqen e presidencës janë aplikuar vetëm gjuha maqedonase dhe ajo angleze, duke mos dhënë sqarime për mungesën e gjuhës shqipe./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button