CIVIL: Nga 200 raste fantom vetëm 2 janë zgjidhur

“Revizioni i Listës zgjedhore nuk jep rezultate. Në më shumë se 200 raste të votuesve fantom të dorëzuar në CIVIL gjatë pranverës ka shënuar vetëm dy raste që janë zgjidhur, respektivisht, të dhënat janë korrigjuar. Dy nga 200!”, thonë nga OJQ Civil, transmeton Portalb.

Nga Civil theksojnë se më shqetësuese janë rastet kur votuesit fantom janë larguar nga adresa të caktuara, që më pas, në të njëjtat adresa të lajmërohen votues të rinj.

Sipas tyre, KSHZ dhe institucionet përgjegjëse për momentit nuk ofrojnë transparencë dhe kualitet në shërbime.

“Shumë çështje rreth Listës zgjedhore mbeten pa përgjigje, ndërsa qytetarët enden në labirintin e institucioneve jo efikas”.

Civil kujton se kanë shënuar shumë presione dhe kërcënime ndaj qytetarëve nëpër të gjithë vendin, ndërkaq njëkohësisht nuk sheh përparim në sferën mediatike ku po vazhdohet me “gjuhën e urrejtjes” dhe fushatën e njollosur që po zhvillohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button