Maqedoni, rruga e vështirë deri te drejtësia

Opstruksione të shumta nga gjykatat dhe Këshilli i prokurorëve publik, abolicione dhe përhapja e frikës me Gjykatën kushtetuese, kurthe politike kundër prokurorëve, por edhe probleme të shumta teknike është ajo që ka shënuar punën e PSP-së në vitin e parë nga formimi i saj. Thuajse tërë vitin në publik hapet çështja, a është i nevojshëm formimi i gjykatës speciale, respektivisht njësi speciale gjyqësore në kuadër të Gjykatës penale që do ti menaxhojë lëndët e PSP-së, me qëllim që prokurorët specialë të mos ballafaqohen me opstruksione.

Nevoja për njësi speciale gjyqësore, posaçërisht u aktualizua pasiqë në publik dolën informacione se Gjykata ka miratuar vetëm një kërkesë për paraburgim nga 20 kërkesa të parashtruara, në krahasim me 717 kërkesa për paraburgim që ka parashtruar Prokuroria themelore publike dhe 707 kërkesat e pranuara gjatë dy viteve të fundit

Nevoja për kësisoj njësie të veçantë, posaçërisht u aktualizua pasiqë në publik dolën informacione se Gjykata ka miratuar vetëm një kërkesë për paraburgim nga 20 kërkesa të parashtruara, në krahasim me 717 kërkesa për paraburgim që ka parashtruar Prokuroria themelore publike dhe 707 kërkesat e pranuara gjatë dy viteve të fundit.

Çështjen e njësisë speciale gjyqësore e hapën edhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar në mbledhjen javën e kaluar me eurokomesarin për zgjerim, Johanes Han në Shkup. Ata në këtë takim në info-qendrën e BE-së kërkuan formimin e njësisë speciale gjyqësore, e cila do të punojë në lëndët që do ti hapë PSP-ja, por paraprakisht të shpërbëhet Këshilli gjyqësor dhe përsëri të rizgjidhet që të sigurohet paanshmëria.

„Slloboden peçat“ para disa muajve publikoi se të huajtë kanë përgatitur listë të gjykatësve të pakorruptuar që janë pa asnjë prapavijë politike, dhe të cilët do ti menaxhonin lëndët që i hap PSP-ja. Në atë mënyrë, do i përgjigjeshin kërkesave të disa individëve dhe partive të caktuara që të formohet njësi e posaçme gjyqësore që do punonte me këto lëndë, duke marrë parasysh se gjyqësia në pjesë të madhe është e partizuar, kurse numër i madh gjykatësish punojnë nën direktivën e pushtetit.

Kërkojmë gjykatës të ndershëm, të cilët do ta kthejnë besimin e qytetarëve në gjyqësi

Një pjesë e partive publikisht dolën me qëndrim në mbështetje të kësaj njësie speciale gjyqësore. Vetëm VMRO-DPMNE-ja në pushtet nuk pajtohet me atë ide.

Vlladimir Pançevski, kryetar i Gjykatës penale në Shkup, mendon se formimi i njësisë së veçantë për lëndët e PSP-së do paraqiste shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, por a është kjo ashtu? Është e saktë se Kushtetuta ndalon formimin e gjykatave të çrregullta, por Ligji për gjykatat qartësisht dhe decidivisht përshkruan se mund të formohen njësi të veçanta, siç është rasti me Njësinë për krim të organizuar, e cila funksionon në kuadër të Gjykatës penale në Shkup.

Për këtë mundësi treguan disa profesorë, njohës të ligjeve gjyqësore. Profesoresha Mirjana Najçevska gjatë shfaqjeve publike e hapi dilemën për formimin e njësisë speciale në kuadër të Gjykatës penale.

„Në nenet 12 dhe 23 të Ligjit për gjykatat është parashikuar formimi i njësive të specializuara për lloje të kontesteve karakteristike gjyqësore. Nuk shikoj se pse mos të formohet kësisoj njësie për kontestet nga fushëveprimi i prokurorisë speciale. Kjo është shumë ligjore dhe shumë e thjeshtë. Me nenin 32 dhe 122 veç është formuar kësisoj njësie për krim të organizuar. Në nenin 88 është parashikuar që këto njësi të kenë kryetarë dhe zëvendës. Do të thotë se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj të gjykatës së çrregulltë por për njësi të specializuar e përbërë nga gjykatës të zgjedhur “ – shkruan Najçevska.

Dëshirojmë pushtet që do të luftojë me korrupsionin

Profesori Mersim Maksuti, ngjashëm si Najçevska, drejton në dispozitat e Ligjit mbi gjykatat, të cilat parashikojnë ekzistimin e njësisë së specializuar në kuadër të gjykatës.

– Si zgjidhje më e shpejtë do ishte që në kuadër të Gjykatës penale Shkup 1 të formohet njësi e posaçme që do të mirret me rastet e parashtruara nga PSP-ja, njësi që do të përbëhet nga gjykatës të posaçëm, të cilët do të emërohen sipas principit të njejtë siç ishte emëruar ekipi i Katica Janevës – deklaron Maksuti.

Profesori i të drejtës penale Gordan Kalajxhiev mendon se formimi i njësisë speciale gjyqësore do duhej të shqyrtohet.

– Problem është se çështja e gjykatës së veçantë për lëndët e prokurorisë speciale nuk është hapur kur është formuar PSP-ja, për çka kishte marrëveshje politike ndërmjet katër partive më të mëdha. Nuk besoj se dikujt nuk ju ka kujtuar kjo gjë, por kjo prapëseprap është heshtur. Sa i përket neneve nga Ligji mbi gjykatat, të cilët i përmend Najçevska, mendoj se duhen të shqyrtohen. Nuk besoj se kur janë shkruar, është menduar për njësi të posaçme për lëndët e PSP-së, për arsye se atëherë nuk ka ekzistuar – deklaroi Kallajxhiev.

Sipas tij, me rëndësi është se si do të interpretohen këto nene të Ligjit dhe kush do ta kryen atë interpretim.

– Më tej, kush do ta formonte këtë njësi të posaçme? Teoritikisht kjo ka më shumë bazë se sa formimi i gjykatës speciale – është decid profesori Kallajxhiev.

A është i domosdoshëm formimi i njësisë speciale gjyqësore?

Hierarkia e Njësisë së specializuar gjyqësore për rastet e PSP-së do të ishte e njejtë si ajo në Njësinë për krim të organizuar dhe korrupsion në kuadër të Gjykatës penale Shkup 1. Gjykatë kompetente e shkallës së dytë do të ishte Gjykata e apelit – Shkup, siç është kompetent edhe për Gjykatën 1 të Shkupit. Do të thotë, për ankesat që do të parashtrohen nga palët para njësisë së specializuar gjyqësore në Gjykatën themelore Shkup 1, do të vendos Apeli i Shkupit. Kryetar i të dy njësive të specializuara do të ishte kryetari i Gjykatës themelore Shkup 1.

Burime nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, të cilët punojnë në propozimin, thojnë se po kërkohet zgjidhje sistemore , me qëllim që dyshimet për ndikim eventual të kryetarit mbi njësinë për veprat nga bisedat e përgjuara dhe mbi Njësinë për krim të organizuar ti sillte deri në minimum, që të reduktohet rreziku nga opstruksioni i hetimeve të cilët i udhëheq PSP-ja. Zgjedhja e gjykatësve do të jetë nga përbërja ekzistuese e gjykatësve në Gjykatën themelore Shkup 1, dhe të cilët do të lirohen nga lëndët e tjera.

Burimi: Ne vendosim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button