Shkëndija barazon edhe me austriakët

Shkëndija ka barazuar me ekipin austriak Altach, duke shënuar dy ekipet nga një gol. Kjo ka qenë ndeshja e dytë kontrolluese në Antali. 
Pas barazimit pa gola ndaj skuadrës bullgare, të përzgjedhurit e trajnerit Shpëtim Duro, luajtën 1:1, në një ndeshje në të cilën sipas faqes zyrtare e cila informonte për ndeshjen, Shkëndija ka krijuar disa raste për gol, mirëpo të njëjtat nuk janë konkretizuar. 

Pjesa e parë i ka takuar skuadrës nga Austria, e cila në minutat e fundit nga pika e bardhë kanë shënuar gol, me anë të Hannes Aigner. Ndryshe, penalltisë i ka prirë një ndërhyrje e mbrojtësit Nuri Mustafi, me çka gjyqtari ka treguar në pikën e bardhë. 

Në pjesën e dytë, “kuqezinjtë” konsoliduan radhët e tyre dhe me një lojë më aktive barazuan rezultatin në minutën e ‘73, me autor Jasir Selmanit, ndërsa asistues ishte Bojan Vruçina. 
Në minutën e ‘82 “kuqezinjtë” nëpërmjet Fazliut kanë pasur rast të mirë për të shënuar, mirëpo portieri i Altach ka kontrolluar topin dhe nuk lejoi të mposhtet për të dytën herë.

Sot për herë të parë në radhët e Shkëndijës u paraqit përforcimi i fundit, Mensur Kurtishi, i cili në minutën e 46 hyri në vend të Egzon Belicës. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button