Venizelos nuk e do aeroportin ‘Aleksandri i Madh’, zbret në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, nuk ka pranuar të ulet në aeroportin e Shkupit, ”Aleksandri i Madh”, e as të kalojë në pjesën e rrugës ku gjenden tabela me këtë emër.

Si alternativë, Venizelos, i cili në kuadër të Presidencës së BE-së do të zhvillojë një turne vizitash në Ballkan do të udhëtojë me një avion qeveritar që do të zbresë në Prishtinë, nga do të niset me makinë në rrugë që nuk kanë tabela me emra provokues për Greqinë, transmeton Shekulli.

Pavarësisht të gjithë manovrave, Venizelos nuk do të mundet të shmangë bulevardin “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, për shkak se për të shkuar te ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, duhet të kalosh nëpërmjet këtij bulevardi.  

Shefi i diplomacisë greke, do të vizitojë Maqedoninë për të diskutuar dhe për çështjen e emrit dhe marrëdhëniet bilaterale.

Lajme të ngjashme

Back to top button