Gjykata: Janë vendosur kujdestari për lëshimin e Vërtetimeve për mosgjykim

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, dje pasdite në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup, ka dorëzuar shkresë me të cilën e njofton kryetarin e Gjykatës Penale se deri te kryetari i Gjykatës Supreme është dërguar urgjencë nga shefi i Shtabit zgjedhor të LSDM-së, Damjan Mançevski, me të cilën kërkohen gjykata e shkallës së parë të mundësojë lëshimin e rregullt dhe në kohë të Vërtetimeve që kandidatët e listave për deputetë nuk janë të dënuar, për nevojat e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të jashtëzakonshme.

Gjykata Themelore Shkup 1 përmes një kumtese njoftoi se tashmë janë vendosur kujdestari shtesë për lëshimin e Vërtetimeve që nuk janë të dënuar dhe se pa nevojë politizohet puna e gjykatës dhe keqpërdoret azhurnimi i shërbimeve gjyqësore me pretendimet se përmes gjykatës obstruohen edhe zgjedhjet.

Në shkresën e Gjykatës Supreme, sipas kumtesës së Gjykatës Themelore Shkupi 1, thuhet se “Në pajtim me atë që është theksuar, duke i pasur parasysh afatet e shkurtuara për zgjedhjet e parakohsme parlamentare, ju rekomandojmë për neveojn në kuadër të kompetencave tuaja ligjore, ndërsa përmes administratës gjyqësore, ndërsa përmes administratë gjyqësore, të organizoni lëshimin në kohë të vërtetimeve të nevojshme”.

Shtesë gjatë ditës së sotme, siç theksohet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkup, Gjykata nga mediat është njoftuar se edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka kërkuar në mënyrë më të azhurnuar t’i përgatisë vërtetimet për mosgjykim.

Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup, përmes dy kumtesave u ka potencuar kërkuesve që në kohë të shtrojnë kërkesë për vërtetimet e nevojshme si dhe për mënyrën se si të aplikohet për to dhe u ka shpjeguar shtruesve për azhurnimin e gjykatës me qëllim, siç thekson, kandidatët ta ruajnë afatin ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button