Edhe tri shtete tjera në SHBA legalizojnë përdorimin rekreativ të marihuanës

Tri shtete amerikane, Kalifornia, Massachusetts dhe Nevada, kanë votuar për legalizim të përdorimit rekreativ të marihuanës.

Kështu, tash numri i shteteve që e kanë miratuar këtë masë në Shtetet e Bashkuara arriti në shtatë sosh.

Sipas kësaj mase, personat më të vjetër se 21 vjeçar, mund ta përdorin marihuanën për qëllime rekreative.

Megjithatë, sipas ligjit federal amerikan, marihuana mbetet narkotik ilegal, raporton REL.

Para 20 vitesh, Kalifornia u bë shteti i parë, që e kishte miratuar legjislacionin për përdorim të marihuanës për qëllime mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button