Volers: Për bojkotin e zgjedhjeve vendosin votuesit dhe partitë

Ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers deklaroi se bojkotimi i zgjedhjeve presidenciale, që është kërkuar së fundi nga disa organizata joqeveritare shqiptare në Maqedoni është çështje për të cilën vendosin vetë partitë dhe votuesit. 

“Unë sot nuk dua të diskutojë për politikën e brendshme. Por kjo çështje që po më pyesni është se për to vendosin votuesit në Maqedoni dhe partitë politike”, theksoi ambasadori amerikan gjatë vizitës në komunën e Vrapçishtes në rajonin e Gostivarit. 

Ndërkohë, edhe diplomatët e tjerë perëndimor nuk kanë komentuar zërat e fundit për mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve presidenciale nga ana e partive shqiptare. Paralajmërimet e tilla kanë kaluar në heshtje edhe në Bruksel dhe Uashington, ku akoma nuk ka reagimet lidhur me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 13 prill.

Lajme të ngjashme

Back to top button