Zgjohu: PDSH ka humbur rrugën në oborrin e vet

Lëvizja qytetare Zgjohu ka reaguar lidhur me deklaratat e fundit të PDSH-së duke thënë se kjo vërteton faktin që janë faktorë në këtë vend.

Sipas Zgjohut me vet fakti qe PDSH merret me ZGJOHU! dhe jo me BDI, RDK, LSDM ose VMRO DPMNE, dëshmon që PDSH e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe vërtet kot që ekziston sepse shqiptarët s’kanë nevoj për një grupim njerëzish ordiner pa ide e pa vizion.

“Vet fakti që synimi i vetëm i juaji është që të jeni Lider të opozitës shqiptare, flet se ju ekzistoni vetëm për të humbur. 

Si t’ju quajmë ndryshe pos mediokër? Si mund që Bekim Fazliu të jetë vlerë, kur lideri i tij e quan plehu i kombit ndërsa nënkryetari i tij e rrah para kamerave!?

Bekim Fazliu nuk pati guxim të jep dorëheqje nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet lokale dhe humbi edhe në Qytetin e Shkupit me dallim prej 15.000 votave, por humbi edhe nga qytetarët e komunës së tij të Sarajit. Atë nuk e do fshati i tij e i paska mbetur që të flas për shqiptarët”, thuhet në reagimin e Zgjohut.

Zgjohu përkujtoi disa raste kur kjo lëvizje ka reaguar në publik duke shtuar se ajo nuk është marrë asnjëherë me partitë shqiptare, por është marrë me çështjet dhe me partitë maqedonase.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button