Shilegov: LSDM premton kthimin e pagës së 13-të

Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së në Njësinë e gjashtë zgjedhore Petre Shilegov sot në Tetovë deklaroi se në setin e masave të cilët i ofrojnë parashikohet pagesa e pagës së 13-të në fund të vitit.

Shilegov tha se në takime me qytetarët kanë biseduar për mënyrën në të cilën kanë qëllim ta bëjnë jetën e qytetarëve më dinjitoz përmes masave për ulje të papunësisë dhe për ndërprerje të procesit të shpërnguljes së të rinjve.

“Të flasim për mënyrën në të cilën LSDM-ka ka qëllim ta bëjë jetën e qytetëve më të lirë, më të thjeshtë, përmes pezullimit të taksave të cilat janë të panevojshme për pagesë, siç është taksa radiodifuzive, ulje të faturave sepse në çdo faturë të paguar, si edhe në të gjithë prodhimet e tjera do të mundësojmë kthim të parave në vlerë prej 15 për qind nga tatimi i paguar i vlerës së shtuar. Do të mundësojmë që secili qytet i ynë, çdo familje e jonë në fund të çdo vitit të marrë pagë të 13-të”, tha Shilegov.

Ai shtoi se planifikojnë që paga mesatare në Maqedoni të jetë 30 mijë denarë për çdo të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button