As vetë Gjykata Kushtetuese nuk e di se kur do të vjen në rend dite PSP-ja

Nga Gjykata Kushtetuese ende nuk e dinë se kur do të vjen në rend dite, vlerësimi i kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe iniciativës për vlerësimin e kushtetutshmërisë për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit të Shkupit, raporton Portalb.mk.

Nga Zyra për Informim e Gjykatës Kushtetuese, për Portalb, thonë se gjykatësit vetë vendosin për rendin e ditës të çdo seance të Gjykatës Kushtetuese.

“Nesër do të shohim në rend dite se çfarë propozojnë gjykatësit. Asnjëherë nuk e dimë kur gjykatësit do t’i propozojnë lëndët për t’i shqyrtuar, gjithmonë ka qenë ashtu. Disa lëndë vonohen, disa shkojnë më shpejtë, por ky është vlerësim i gjykatësve që i përgatisin lëndët.”, kështu kanë sqaruar nga Zyra për Informim e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, Gjykata ka refuzuar sot, iniciativën e Lëvizjes BESA, për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 196 paragrafi 1 dhe 4 nga Kodi Zgjedhor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button