Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Vende-vende reshjet do të jenë të vërshueshme të shoqëruara me vetëtima dhe erë të përforcuar, në formë të motit të ligë dhe me kushte për dukuri të izoluar të breshërit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 15, ndërsa e ditës prej 11 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, me reshje të përkohshme të shiut dhe me intensitet të ndryshueshëm dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura do të lëvizë prej 11 deri në 16 gradë Celsius.

Të enjten reshjet do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa në male do të kalojnë në borë. Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me shi do të mbajë edhe ditëve në vijim, ndërsa temperaturat do të ulen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button