FFM sot njoftoi Shkëndijën për denimin

Ndodhitë në ndeshjen e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit e luajtur më 23 tetor 2016 në Stadiumin e Qytetit në Tetovë kanë sjellë masa ndëshkuese për klubin kuqezi nga ana e Komisionit Disiplinor të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Sipas njoftimit nga FFM, masat ndëshkuese merren për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve dhe këndimi i koreve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale dhe fetare, shfaqja e transparenteve me përmbajtje ofenduese në baza nacionale, shfrytëzimi i mjeteve piroteknike dhe rekuizitave të ndryshme për tifozë, hedhja e gjësendeve të forta në teren me çka është goditur portieri i ekipit mysafir, si dhe provokimi i tre ndërprerjeve të përkohëshme të ndeshjes.

Për këto arsye Komision Disiplinor ka vendosur që të shqiptojë gjobë në vlerë prej 2 500 eurove dhe zhvillimin e një ndeshje të kampionatit apo Kupës pa praninë e tifozëve.

Nga klubi i Shkëndijës kanë thënë se vendimi për masat ndëshkuese në zyrat e klubit kanë arritur gjatë ditës së sotme (e martë 08.11.2016), ndërsa lajmi në media qarkullon prej disa ditë më herët. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button