Erë me shpejtësi prej 90 km në orë në Pellagoni dhe rajonin e Shtipit

Erë e përforcuar jugore me shpejtësi prej rreth 90 kilometra në orë i kaploi sot Pellagoninë dhe rajonin e Shtipit. kumtoi DPHM.

Në pjesët perëndimore dhe veriore të Maqedonisë është mot i vrenjtur me reshje të shiut, në disa vende ato ishin të rrëmbyeshme. Deri në orën 13:00 kanë rënë 34 litra në metër katror në Mavrovë, 28 në Pozharan, 26 në Llazaropole, 22 në Shkup (Zajçev Rid) dhe Tetovë, 19 në Kumanovë, 17 në Dibër, 10 në Shkup (Petrovec), 6 në Gjurishte, 4 në Kriva Pallankë, dy në Ohër dhe Prilep. pati edhe dukuri të bubullimave, fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë ditës u zhvendosën drejt veriut dhe verilindjes.

Në pjesët jugore u përqendrua mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i ngrohtë me erë të prëforcuar jugore.

Mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme, bubullima dhe erë të prëforcuar do të mbisundojë deri në fund të ditës dhe gjatë natës. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore të vendit.

Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm mke vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, me intensitet të ndryshueshëm. Vende-vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me bubullima dhe erë të prëforcuar, në formë të motit të lig dhe me kushte për dukuri të izoluar të breshërit. Destabiliteti do të jetë më i përhapur në gjysmën lindore të vendit. Pritet lokalisht të bijnë rreth 30 litra në metër katror.

Në Shkup deri në fund të ditës dhe nesër do të mbisundojë mot i vrenjtur me reshje të shiut, të cilat kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima.

Të enjten reshjet do të jenë me intensitet të dobët, ndërsa në viset e larta malore ato do të kalojnë në borë. Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me shi do të përqendrohet edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa temperatura do të jetë në rënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button