Banesat e votuesve nga Pusteci janë të boshatisura, nuk dihet nëse do të hapen sërish

Apo përgatitet përsëritja e skandalit nga zgjedhjet lokale me votuesit e importuar nga Pusteci dhe qytetet tjera të vendit? Në ndërtesën nr. 40 në rrugën “Jordan Mijallkov” në tre banesa, nr. 1, 13 dhe 14, sipas listës zgjedhore prej 31 dhjetorit 2013 janë vendosur 37 votues nga Shqipëria, por edhe nga Kavadari, Sveti Nikolla, Gazi Baba dhe Çairi.

Në asnjërën prej banesave askush nuk e hapi derën. Nuk kishte asnjëri prej 37 banorëve të paraqitur. As tek dyert nuk shkruan se kush është pronar i këtyre banesave.
Llamdi, Qifça, Para, janë emra të cilët ndodhen në listën zgjedhore në këtë adresë. E njëjta pamje është edhe në rrugën”Dame Gruev” nr. 4. Në këtë banesë janë paraqitur 21 persona nga Shqipëria, Kavadari, Sveti Nikolla dhe Gostivari.

Dera është e mbyllur, ndërsa fqinjët thonë se nuk e dinë se kush jeton këtu. Të rinjtë nga Qendra, në sandukët kanë lënë fllaerë për informim se në këto banesa janë sjellë persona nga Pusteci i Shqipërisë.

“Qendra nuk është Pustec”, shkruan . Por, nuk është vetëm Qendra. Si është situata dhe a do të pastrohet lista zgjedhore që të ketë zgjedhje fer dhe demokratike, tani për tani askush nuk e di. 
Dy muaj para zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) distancohet nga lista zgjedhore. Askush nuk tregon nëse edhe në zgjedhjet presidenciale dhe eventualisht ato parlamentare, do të përsëritet skandali nga zgjedhjet lokale me votuesit e importuar nga Pusteci dhe qytetet tjera të vendit.

Akoma mbetet enigmë se ku do të votojnë banorët e Pustecit, por edhe shumë të tjerë të transferuar nga një komunë në tjetrën. Kështu vetëm në komunën Qendër në certifikatën nga 31 dhjetori 2013 ende ekzistojnë 518 votues të importuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button