Janë rrëmbyer 295 ish pjestarë të forcave irakiane

Pjesëtarë të SHI-së kanë rrëmbyer 295 ish pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë në afërsi të Mosulit dhe kanë detyruar 1.500 familje të tërhiqen nga qyteti Hama al Alila, njoftoi sot KB-ja.

“Njerëzit janë dëbuar me forcë dhe rrëmbyer, ndërsa si duket do të shfrytëzohen si ‘mur mbrojtës’, varësisht nga përkatësia, dhe të vriten”, thekson KB-ja.

Organizata njoftoi edhe se javën e kaluar janë rrëmbyer rreth 30 sheikë në Siniar, si dhe se 18 prej tyre janë vrarë të premten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button