400 hallka elektronike për burg shtëpiak do të funksionojnë pas zgjedhjeve

Drejtoria për kryerjen e sanksioneve është furnizuar me 400 hallka elektronike për vëzhgimin e të dënuarve që do të vuajnë burg shtëpiak, pasi më 1 nëntor, siç ishte e parashikuar, filloi zbatimi i Ligjit për lirim me kusht.

Nga Drejtoria për kryerjen e sanksioneve për “Meta” thonë se tanimë janë porositur pajisjet për vëzhgim elektronik, monitorë dhe softuer ndërsa është trajnuar edhe kuadro i cili do të punoj me ta dhe do ta realizoj burgun shtëpiak, që është risi në sistemin penal të Maqedonisë.

Megjithatë, kur do të sillet aktgjykimi i parë dhe kujt do t’i shqiptohet masa e burgut shtëpiak me hallkë elektronike, ngel e pasigurt, pasi ende nuk janë përfunduar çështjet organizative që të filloj zbatimi i plotë i ligjit.

Siç deklaroi drejtorja e kësaj Drejtorie, Lidija Gavrilovska, pas futjes së ligjit në fuqi, Drejtoria duhet ta përgatit sistemimin e personelit, të organizoj shërbimin e lirimit me kusht, t’i formoj zyrtar lokale për lirim me kusht (një në nivel të Qytetit të Shkupit dhe Manastir, Prilep, Gostivar, Ohër, Kumanovë, Veles, Tetovë, Koçani, Strumicë dhe Shtip) dhe të punësoj nëpunës përkatës. Këtu aktivitete si Gavrilovskës janë në rrjedh e sipër, por për shkak të zgjedhjeve të 11 dhjetorit nuk po zhvillohen siç duhet.

“Tani nuk është koha e duhur shkaku i zgjedhjeve, atëherë askush nuk ka menduar se do të caktohen zgjedhjet”, thotë Gavrilovska.

Krahas vuajtjes së burgut shtëpiak me vëzhgim shtëpiak, me Ligjin e lirimit me kusht si masa alternative parashihen edhe dënimi me kusht me vëzhgim mbrojtës dhe puna me dobi të përgjithshme.

Tani për tani, sipas informacioneve tona, hallka elektronike nuk do të zbatohet për rastet e arrestit të shqiptuar sepse për diç të tillë nevojite të bëhen ndryshime në Ligjit për procedurë penale.

Avokati Zvonko Davidoviq për “Meta” thotë se deri më tani kanë marrë njoftim rreth fillimit të zbatimit të Ligjit për lirim me kusht. Ai thotë se nuk pret së shpejti ligji të filloj të zbatohet dhe se nga ajo që parashihet, nuk do të realizohet asgjë.

Ndryshe, me zbatimin e Ligjit për lirim me kusht duhet të zbrazen burgjet dhe të kursehen mjete nga buxheti që tani shpenzohen për institucionet e burgjeve.

Projekti për zbatimin e ligjit filloi në vitin 2010 dhe realizohet me paratë e fondeve IPA të BE, që kap shifrën prej 1,8 milion euro.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button