fbpx

Gazetarët e larguar nga “Vest” e bllokuan zyrën e Kerimit

Dhjetë gazetarë të gazetës “Vest” të cilët u larguan nga puna në gusht të këtij viti, sot në mëngjes e kanë okupuar zyrën e njërit prej pronarëve të gazetës, kryetarit të Bordit Drejtues të “MPM-së”, Sërgjan Kerim, njofton Portalb.

Ata kanë kërkuar që menjëherë t’u paguhen përfitimet nga ndërprerja e punës të cilat u takojnë, ndërkaq për të cilët është shtyrë afati.

Gazetarët janë pranuar nga drejtoresha ekzekutive, Jana Stanisavleva, e cila u ka premtuar se deri nesër do të paguhen të gjitha paratë.

Gazetarët të cilat janë larguar nga puna, dyshojnë se manaxhmenti përsëri do t’i gënjejë, pasi që dje në mbledhje me Sindikatën u është thënë se të gjithë gazetarët e MPM-së do të transferohen në listën e pagave të “Telegraf-it”, e cila është me strukturë të paqartë pronësore.

Nga struktura pronësore e MPM-së janë transparente vetëm ndërmarrjet “Mireks” e Sërgjan Kerim dhe “Orka Holding” e Orce Kamçevit, të cilin “Forbs” para disa muajve e shpalli si biznesmenin më të pasur në Maqedoni.

Kompania gjatë kohë po përballet me trysni politike, ndërkaq tani paralajmërohet se e njëjta mund të falimentojë.

Përndryshe, gazetarët e “Utrinsi Vesnik”, janë përpara largimit ose mbylljes së gazetës. Të njëjtët janë kërcënuar me grevë. Dje udhëheqësia e MPM-së i ka dhënë ultimatum redaksisë që ose të largojë 10 gazetarë ose gazeta të mbyllet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button