Përvjetori i Kalasë – “ZGJOHU” do të ndaje “Çmimin e Rezistencës”

Në përvjetorin e tretë të ngjarjes së Kalasë së Shkupit që shënon rezistencën moderne të Shkupjaneve kundër sllavizimit dhe antikuizimit të kryeqendrës së Dardanisë dhe të vilajetit të Kosovës – Shkupit, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! uron të gjithë shqiptarët për këtë fitore të madhe të vullnetit qytetar kundër përpjekjeve për falsifikim të historisë dhe përvetësim të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Shkup.

ZGJOHU! konsideron që 13 shkurti duhet të mbetet në kujtesën e shoqërisë tonë si një datë që pasqyron brishtësinë e madhe të marrëdhënieve ndëretnike si dhe reflekton ndjeshmërinë e palëkundur të shqiptarëve për truallin e tyre.

ZGJOHU! falemnderon të gjithë ato Shkupjan që nuk hezituan me 13 shkurt 2011 ti bashkangjiten organizatës së tyre dhe të mbrojnë Kalanë dhe të mbrojnë Shkupin.

Për ta kujtuar këtë ngjarje përherë, ZGJOHU! do të ndan “Çmimin e Rezistencës” për individ dhe institucione që me veprat e tyre dëshmojnë gatishmërinë për të rezistuar ndaj përpjekjeve për tjetërsim të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në qytetin e Shkupit dhe i dalin Zot këtij vendi.

Një institucion i tillë janë padyshim gazetarët shqiptar të cilat qëndrojnë fuqishëm në ballë të rezistencës së shqiptarëve në Maqedoni dhe janë partner i denjë i përpjekjeve për ti vënë fund ndarjeve dhe diskriminimit të shqiptarëve si dhe promovojnë vlera të mirëfillta kombëtare.
Si rezultat i punës së deritanishme të mediave shqiptare, ZGJOHU! konsideron që gazetarët shqiptar e meritojnë të quhen promotor të Rezistencës në këtë përvjetor.

Lajme të ngjashme

Back to top button