Rufi Osmani takoi kryetarin e Partisë së Drejtësisë së Kosovës Ferid Agani

Në një bashkëbisedëm të hapur dhe miqësor të dy kryetarët ndan bindjen dhe vizionet e përbashkëta për aktualitetin politik në trojet etnike shqiptare.

Kryetari Osmani informoi Aganin për situatën politike, ekonomike dhe ndëretnike në Maqedoni duke e cilësuar këtë gjendje të papranueshme pasi që në të gjitha drejtimet proceset janë retrograde dhe të shoqëruara me kriminalizim të skajshëm të institucioneve dhe të ekonomisë.

Këto procese degjenerative politike stimulohen nga bllokimi i procesit të integrimit të vendit dhe për pasojë shoqërohen me humbjen e perspektivës se qytetarëve dhe në veçanti me shpërnguljen intenzive të të rinjëve shqiptarë nga Maqedonia. 

Ministri Agani argumentoi reformat që ka zbatuar në sistemin e shëndetësis publike dhe private duke shpresuar se sistemi i ri shëndetësor i cili është në fazën përfundimtare të miratimit do të jetë një kombinim i përvojave pozitive përëndimore dhe rajonale. 

Gjat Takimit u konstatua se, bashkëpunimi rajonal shqiptar në lëmin e arsimit, shkencës, ekonomisë, shëndetësis dhe në plotësimin sa më cilësor të standardeve  si pjesë e procesit të integrimit të shqiptarëve në strukturat euroatlantike është një sfidë e papërmbushur nga përfaqësuesit politikë shqiptarë që për pasojë ka zbehjen e imazhit të kombit shqiptarë. 

Të dy kryetarët ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit në mes të RDK-së dhe PD-së në funksion të këmbimit të kuadrove, këmbimit të përvojave reciproke dhe instalimit të një morali të ri në politik -bërjen shqiptare të bazuar në dije dhe nder. 

Lajme të ngjashme

Back to top button